DYLON

Ndërtimi dhe zgjerimi i rrugëve, projekte me rëndësi për Gjilanin

ndertimi dhe zgjerimi
Avatar photo Redaksia

Ndërtimi dhe zgjerimi i rrugëve Kllokot-Gjilan-Qendër e qytetit dhe asaj hyrëse Gjilan-Prishtinë do të thotë më pak emetim të gazrave dhe më pak zhurmë, duke vlerësuar se përveç ndikimit në shkarkimin e komunikacionit, do të ketë ndikim edhe në përmirësimin e aspektit mjedisor

Ministria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me atë të Ambientit, gjatë një debati publik të mbajtur sot në Gjilan, kanë prezantuar ndikimin në mjedis të projektit të ndërtimit dhe zgjerimit të rrugëve Gjilan-Kllokot dhe asaj hyrëse e dalëse deri tek qendra e qytetit.

Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të asaj të Ambientit, gjatë prezantimit, kanë thënë se ndërtimi dhe zgjerimi i rrugës Kllokot-Gjilan-qendër e qytetit dhe asaj hyrëse Gjilan-Prishtinë do të thotë më pak emetim të gazrave dhe më pak zhurmë, duke vlerësuar se përveç ndikimit në shkarkimin e komunikacionit, do të ketë ndikim edhe në përmirësimin e aspektit mjedisor.

EkoHigjiena

“Është vit që do të filloj ndërtimi i rrugëve, i infrastrukturës nëntokësore dhe i infrastrukturës në përgjithësi. Sot është bërë prezantimi i ndikimit në mjedis i njërit nga projektet më të mëdha, që përfshinë rrugën Kllokot-Gjilan, deri tek qendra e qytetit.

Ky është investim BERZH-it, përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe tashmë jemi në përfundim të procesit për të filluar ndërtimin e kësaj rruge, por që e përfshinë projektin tjetër të zgjerimit të rrugës Gjilan-Prishtinë”, ka thënë pas debatit kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ndërkaq, duke shpjeguar në detaje dy projektet më të rëndësishme për Gjilanin, Ardian Begaj, udhëheqës për implementin e projekteve të BERZH-it në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, ka thënë se këto segmente rrugore përfshijnë rehabilitimin e rrugës Kllokot-Gjilan që është 11 kilometra, hyrja e Gjilanit që do të zgjerohet nga dy në katër korsi mbi 3.1 kilometra, sikurse edhe ajo e Gjilan-Prishtinë që do të zgjerohet në katër korsi e që do të jetë mbi 3 kilometra.

“Njësiti për implementimin e projekteve të Ministrisë së Infrastrukturës është në koordinim të plotë me përfaqësuesit e BERZH-it dhe sipas planifikimeve tona, fillimi i muajit maj do të jetë edhe fillimi i ndërtimit të këtyre segmenteve rrugore. Që të dyja do të bëhen me ndriçimin publik dhe me trotuare, ndërsa kosto e investimeve do të jetë mbi 10 milionë euro”, ka sqaruar Begaj.

Gjatë debatit, me pyetje dhe rekomandime ka marrë pjesë edhe nënkryetari Rexhep Kadriu, sikurse edhe qytetarët, Afërdita Zymberi e Tefik Ibrahimi.​

Ndërtimi i rrugëve katër korsi,

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.