Të rinjtë e Zhegrës kanë realizuar aksionin e fundit për këtë vit duke shënuar festën e fundvitit me këngë e valle, me dhurata e befasia të tjera.
Mbi 330 dhurata, këngë e valle, maskota e lojëra të ndryshme për fëmijë, çaja e verë të nxehtë për prindërit. Në këtë mënyrë të rinjtë e fshatit Zhegër kanë përmbyllur një vit të suksesshëm e me plotë aktivitete.
Kujtojmë se ky grup i të rinjve ka pasur një sërë nismash e aksionesh këtë vit. Ata kanë siguruar 170 çanta e mjete të tjera përcjellëse për nxënës, mbi 100 këpucë e 30 pallto për fëmijët në nevojë, ndërsa aksione të tilla kanë premtuar në vazhdimësi.
Ata kanë falënderuar donatorët e sidomos mërgimtarët që mbështesin në vazhdimësi aksionet e tilla.