DYLON

Gjilan mban koncert të madh festiv në vigjilje të ndërrimit të motmoteve

Gjilan mban koncert të madh festiv në vigjilje të ndërrimit të motmoteve
Avatar photo Redaksia

Nën organizimin e Zyrës së Kryetarit dhe shkollës së muzikës, në Gjilan është mbajtur koncert i madh festiv në vigjilje të ndërrimit të motmoteve.

Në këtë event kanë performuar me pikat muzikore nxënësit e të gjitha niveleve të shkollës së muzikës, duke elektrizuar publikun e shumtë në sallën e teatrit të qytetit.

Këtij koncerti i kanë paraprirë aktivitetet maratonike të organizuara në shënim të festave të fundvitit, duke filluar nga ekspozita “12 Muajt e Vitit 2018”, shpërndarja e dhuratave për fëmijët tek organizatat “Pema”, “Liria” e Spitali i Përgjithshëm, për të vazhduar me koncertin për fëmijë të organizuar nga Qendra Kulturore Artistike “ Mollëkuqet”.

EkoHigjiena

Ndërkohë, të hënën në mesnatë do të bëhet lëshimi i balonave në shenjë të ndërrimit të moteve (00:00) në qendër të qytetit, për të vazhduar me vizitën e kryetarit Haziri në policinë e shtetit, në Njësinë e Zjarrfikësve, Spitalin e Përgjithshëm dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare “Dardania”. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.