Ekspertët e çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Kadri Kastrati dhe Ramadan Qehaja, kanë vlerësuar se Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) urgjentisht duhet t’i ndryshohet mandati nëpërmjet ndryshimit të ligjit aktual.
Ata kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se Kosovës i duhet një forcë me mision ushtarak. Edhe Skënder Perteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka deklaruar se është momenti i fundit për ndryshimin e mandatit të FSK-së. Ai ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që urgjentisht ta bëjnë ndryshimin e Ligjit për FSK-në. Sipas tyre, i gjithë ky proces duhet të bëhet në konsultim dhe koordinim me vendet mike dhe partnere të Republikës së Kosovës… (për më tepër, shih te burimi i lajmit)
BURIMI: Epoka e Re