DYLON

Miratohet projekti për sigurimin e pajisjeve mjekësore në vlerë prej rreth 50 milionë €

Avatar photo Redaksia

Këshilli Kombëtar për Investime ku marrin pjesë tetë ministra të Qeverisë së Kosovës ka miratuar sot projektin e Ministrisë së Shëndetësisë: Furnizimi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për pajisje mjekësore”, në vlerë prej rreth 50 milionë eurove.

Ky projekt i Ministrisë së Shëndetësisë që nënkupton sigurimin e pajisjeve mjekësore për institucionet e kujdesit dytësor dhe tretësor shëndetësor do të realizohet përmes formave të përshtatshme të financimit me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në periudhën e ardhshme.

EkoHigjiena

Projekti ka për qëllim financimin e jashtëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjeve mjekësore në disa prej klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, sigurimin e programit për menaxhimin e pajisjeve mjekësore për të përcjellë ciklin jetësor të gjitha pajisjeve në SHSKUK dhe përmirësimin e infrastrukturës mjekësore .

Projekti është hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe iu ka nënshtruar një vlerësimi edhe nga fondacioni amerikan Project Hope.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.