Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur për një rast në fshati Topanicë të Kamenicës duke thënë se Gjykata Themelore Gjilan kishte lëshuar urdhëres me 28 dhjetor 2016 për kontroll të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit Shqiptar Shtetas i Kosovës, ku gjatë realizimit të urdhëresës në fjalë nuk ka rezultuar me gjetjen e armës, pasi që pronari nuk ka qenë në shtëpi, i njëjti ka qenë në Zvicër.
“Më 17 janar 2017 nga mirëmbajtësi i shtëpisë së të dyshuarit, jemi njoftuar dhe ka treguar se revolen për të cilën e kishim kërkuar me herët me urdhërues të gjykatës, i dyshuari i kishte treguar se ku gjendet dhe të njëjtën duhet ta dorëzoj në polici. Së bashku me dëshmitarin në shtëpinë e të dyshuarit policia ka konfiskuar revolen markës Ekol Magnum si dhe 41 copë fishekë cal.9mm”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani
Me vendim të prokurorit, rasti dërgohet në Prokurori në procedurë të rregull.