Komuna e Kamenicës është duke u përkrahur në vazhdimësi nga biznese e individë të ndryshëm si me gjëra ushqimore po ashtu edhe higjienike, të cilat janë shumë të nevojshme në këtë kohë të pandemisë COVID-19.
Një donacion me 300 sapunë antibakterial ka ardhur sot nga nxënësit e Gjimnazit “Desanka Maksimovic”. Këta nxënës kanë punuar sapunët antibakterial me mesazhin “me disiplinë kundër koronës”.
Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati së bashku me nënkryetarin për komunitete Bojan Stamenković, kanë pranuar këtë donacion duke falenderuar këta nxënës për gatishmërinë e tyre.
Ndër të tjera Komuna është falenderuese ndaj biznesve që me mundësitë e tyre kanë përkrahur Kamenicën.
Rri n’shpi, kujdesu për higjienën tënde dhe familjen.