Në 24 vjetorin e rënies dëshmorë të dy vëllezërve Gursel e Bajram Sylejmani, udhëheqësit komunal vitias, organizatat e dala nga lufta, pjestarë të policisë si dhe qytetarë të tjerë, sot kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë busteve të tyre para shtëpisë së kulturës në Viti, e cila mbanë emrin e tyre, si dhe në memorialin “Gursel e Bajram Sylejmani”, në fshatin Sadovinë.
Me këtë rast, kryetari i komunës Sokol Haliti, tha se populli ynë kishte një rrugëtim të gjatë deri tek liria e vendit dhe gjatë këtij rrugëtimi pati shumë personalitete me vlera të larta, me tipare dhe karakteristika fisnike dhe të guximshme siç ishin vëllezërit Sylejmani, dhe bashkëluftëtarët e tyre.
Dëshmorët Gursel e Bajram Sylejmani ishin luftëtarë të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në zonën operative të Nerodimes. /2LONLINE/