Në kuadër të projektit të përbashkët mes Caritasit zviceran, komunës së Vitisë dhe fermerëve, janë ndarë sot mekanizëm për 22 bletarët e kësaj komune.
Përfituesit e këtij projekti, janë furnizuar me centrifug elektrike, shkrirëse elektrike, aparat elektrik për ngjitjen e dyllit, depozitë për grumbullimin e mjaltit, kulluese për mjaltë, shpuese për korniza, tymosëse, ushqyese plastike, flet dylli tel për korniza si dhe koshere dykatëshe.
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka çmuar bashkëpunimin tejet të mirë të komunës me Caritasin zviceran.
“Jam ithtar për donacionet me mjete pune. Faleminderit për gjithë mbështetjen e vazhdueshme që Caritasi zviceran e ka dhënë në shumë sektor. Do të vazhdojmë të përkrahim fermerët edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Haliti.
Kurse përfaqësuesi i Caritasit zviceran Nderim Pasuli, ka thënë qëllimi i realizimit të këtij projekti është që fermerët të aftësohen në mënyrë që të gjenerojn të hyra.
Këtë donacion për fermerët, e ka vlerësuar lartë edhe zyrtarja e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Fadile Demelezi, e cila ka theksuar se kjo do të ndikojë në zhvillimin dhe kultivimin e sektorit të bletarisë në komunën e Vitisë.