13 zyrtarë të IPK-së përfunduan sot trajnimin pesë ditor për “Policimin e Udhëhequr nga Inteligjenca”.
Ky trajnim i cili u mbajt në Prishtinë, u organizua dhe u mbështet nga Bashkimi Evropian nën udhëheqjen e NI-CO (Northern Ireland Cooperation Overseas), në kuadër të projektit ‘Mbështetje e Reformës së Policisë së Kosovës’.
Projekti i cili financohet nga Bashkimi Evropian përveç tjerash përshin edhe një numër të madh të trajnimeve një nga të cilat ishte ky trajnim ku zyrtarët e IPK-së mësuan nga përvojat e ekspertëve nga Irlanda e Veriut e të bazuar në modelin e Mbretërisë së Bashkuar.
Qëllimi i trajnimit ishte fuqizimi i kapaciteteve profesionale të zyrtarëve të IPK-së në fushën e Policimit të Udhëhequr nga Inteligjenca duke përfshirë këtu edhe njohuri shtesë për teknikat analitike, vlerësimin taktik dhe strategjik, parandalimin e kriminalitetit etj. /2LONLINE/