DYLON

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së po zhvillon vizitë zyrtare në Washington D.C.

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së po zhvillon vizitë zyrtare në Washington D.C.
Avatar photo Redaksia

Kryeshefi i Inspketoratit policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj së bashku me ekipin e tij po zhvillon një vizitë zyrtare në Washington D.C.

Kjo vizitë përfshin takime në Departamentin e Shtetit- Byronë ndërkombëtare të Narkotikëve dhe zbatimit të ligjit, Zyrën Qendrore të Programit të Asistencës për Trajnimin e Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë (ICITAP) dhe selinë e Byrosë Federale të Hetimit (FBI).

EkoHigjiena

I shoqëruar nga Atasheu i DOJ- ICITAP, Kimberly Riffe dhe stafi i ICITAP-it në Kosovë, dhe një major nga hetimet e brendshme të Policisë së Kosovës, delegacioni u takua me zyrtarë kryesorë duke përfshirë Drejtorin e INL, Zyrtarin e Deskut të Kosovës dhe Zyrtarin e Programit INL. Delegacioni i Kosovës u prit ngrohtësisht në stafin e Shtabit Qendror të ICITAP-it dhe në stafin e Operacioneve Ndërkombëtare dhe Punëve të Brendshme të FBI-së.

Gjatë këtyre takimeve, Kryeshefi Hodaj i informoi zyrtarët amerikanë për të arriturat dhe sfidat e vazhdueshme të IPK-së, ndërsa shprehu mirënjohje për Ambasadën dhe shërbimet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me bashkëpunimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme në avancimin e zbatimit të ligjit në Kosovë. Udhëheqësit e Qeverisë Amerikane pranuan partneritetin e fortë dhe premtuan mbështetje të vazhdueshme, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Kjo vizitë, e mbështetur nga Misioni ICITAP i Ambasadës Amerikane në Kosovë, i paraprin pjesëmarrjes së delegacionit në konferencën vjetore të Shoqatës Kombëtare të Hetuesve të Punëve të Brendshme (NIAIA), e planifikuar të mbahet në Uashington, D.C. 25 deri 29 gusht. Delegacioni gjithashtu vizitoi Ambasadën e Kosovës në Washington, ku u prit nga diplomatët e ambasadës dhe atasheu policor, thuhet në njoftimin e IPK-së.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.