DYLON

Rektori Kosumi prezantoi “Planin Strategjik të UKZ-së, procesi i implementimit dhe mbikëqyrja – përvoja e UKZ-së”

Rektori Kosumi prezantoi “Planin Strategjik të UKZ-së, procesi i implementimit dhe mbikëqyrja – përvoja e UKZ-së”
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi, ka marrë pjesë në Konferencën e dytë vjetore të Arsimit të Lartë në Kosovë e organizuar nga Heras Plus, me temën “Përgjigje praktike ndaj debateve mbi monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të strategjive të universitetit”.

Gjatë konferencës ku u prezantua edhe “Manuali për Monitorimin dhe Vlerësimin e Dokumenteve Strategjike në universitetet publike të Kosovës”, Rektori Kosumi ka paraqitur prezantimin e tij rreth ”Planit Strategjik të UKZ-së, procesi i implementimit dhe mbikëqyrja – përvoja e UKZ-së”,  i cili diskutimin e tij e fokusoj në zhvillimin strategjik të Universitetit praktikat dhe sfidat aktuale.

EkoHigjiena

Qëllimi kësaj konference, është që të mblidhen të gjitha palët e interesuara të sektorit të arsimit të lartë në Kosovë dhe më gjerë dhe të diskutohet rreth monitorimit dhe vlerësimit të dokumenteve strategjike të institucioneve të arsimit të lartë. Konferenca ishte e ndarë në tre sesione. Sesioni i parë i ishte dedikuar perspektivës kombëtare, duke diskutuar mbi dokumentet strategjike për arsimin, i ndërlidhur me situatën aktuale dhe sfidat me të cilat përballen universitetet e Kosovës në monitorimin dhe vlerësimin e planeve të tyre strategjike. Në sesioni e dytë ekspertët ndërkombëtare diskutuan mbi monitorimin dhe vlerësimin e planeve strategjike nga një perspektivë krahasuese, ndërsa sesioni i tretë i ishte dedikuar diskutimeve të të pranishmëve mbi formulimin e strategjive, monitorimi dhe vlerësimi i tyre bazuar në raste specifike.

Planet strategjike, monitorimi dhe vlerësimi i tyre janë pjesë e rëndësishme e të ardhmes së institucioneve të arsimit të lartë në vend dhe fokusi në formulimin dhe zbatimin e duhur të planit strategjik do të thotë rritje të efikasiteti të IAL-vë në Kosovë.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,  Arbërie Nagavci, përfaqësues të Ambasadës Austriake në Kosovë, përfaqësues të WUS Austria. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.