DYLON

13 vite burgim për të akuzuarin M. A.

13 vite burgim për të akuzuarin M. A.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit M. A. në kohëzgjatje prej trembëdhjetë (13) vite burgim.

I akuzuari, me datë 18 gusht 2016, rreth orës 18:00 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin S. R., duke shtënë në drejtim të tij dy herë me revole të tipit “Vzor” 50 të kalibrit 7.65 mm.

Në ditën kritike i ndjeri takohet me të akuzuarin dhe fillojnë të bisedojnë, lidhur me një mosmarrëveshje të mëhershme dhe pas një bisede te tensionuar i akuzuari nxjerrë revolen dhe shtënë dy herë në drejtim të ndjerit S. R., i cili po ashtu posedonte një revole.

EkoHigjiena

Me këto veprime i akuzuari M. A., ka kryer veprat penale “vrasje” dhe “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues për dispozitivin e parë të aktakuzës ka shqiptuar dënim prej 12 vite e gjashtë muaj burgim, ndërsa për dispozitivin e dytë i shqipton dënim një vit burgim.

Konform nenit 76 paragrafit 1 të KPRK-së, të akuzuarit i shqiptohet dënim unik në kohëzgjatje prej 13 vite burgim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.