DYLON

Kryetari Gjykatës në Gjilan takon Udhëheqësin e Odës së Avokatëve të Gjilanit të shoqëruar me disa avokatë të tjerë

Kryetari Gjykatës në Gjilan takon Udhëheqësin e Odës së Avokatëve të Gjilanit të shoqëruar me disa avokatë të tjerë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, së bashku me Ushtruesin e Detyrës së Administratorit, Sylejmon Qarrolli, kanë pritur në një takim Kryetarin e Odës Regjionale të Avokatëve, Fadil Sinanaj së bashku me disa avokatë të tjerë.

Kryetari dëgjoi nga avokatët ankesat e tyre në drejtim të shërbimeve të administratës dhe gjyqtarëve.

EkoHigjiena

Avokatët theksuan se ka përmirësime të dukshme në shërbimet e Gjykatës, gjithashtu edhe në caktimin e lëndëve më radhë nga ana e gjyqtarëve, por që ende ka hapësirë për përmirësim.

Kryetari Salihu kërkojë nga avokatët në vazhdimësi të paraqesin ankesat e tyre për punonjësit të kësaj gjykate me degë për ngritjen e përgjegjësisë, për interes të përgjithshëm, në mënyrë që të rritet transparenca, llogaridhënia dhe rritja e besimit të publikut në sistemin gjyqësor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.