Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 54 aksidente trafiku nga të cilat 18 me lëndime në njerëz dhe 36 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe shpërndarë 1111 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut, të cilat kohët e fundit kanë shënuar ngritje. Hashani ka bërë me dije se Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke implementuar Plane Operative dhe plane tjera vepruese gjatë sezonit veror, duke parë situatën e krijuar dhe humbjes së jetës apo edhe lëndimeve të rënda trupore, janë marrë masa shtesë duke krijuar një TASK FORCË, e cila do të merret vetëm me kontrollin, trajtimin dhe përmirësimin e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor.
Për më tepër shih: Rajoni i Gjilanit: Policia e Kosovës shton masat e kontrollit në trafikun rrugor
Përndryshe, duke iu referuar statistikave policore brenda një jave në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 53 incidente të natyrave të ndryshme ndërsa ka pasur 18 të arrestuar.