DYLON

Rajoni i Gjilanit: Policia e Kosovës shton masat e kontrollit në trafikun rrugor

Rajoni i Gjilanit: Policia e Kosovës shton masat e kontrollit në trafikun rrugor
Avatar photo Redaksia

Në muajt e verës kemi shtimit të numrit të automjeteve në qarkullimin rrugor e për pasojë dhe shtimit të aksidenteve në trafik.

Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut, të cilat kohët e fundit kanë shënuar ngritje.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke implementuar Plane Operative dhe plane tjera Vepruese gjatë sezonit veror, duke parë situatën e krijuar dhe humbjes së jetës apo edhe lëndimeve të rënda trupore, janë marrë masa shtesë duke krijuar një TASK FORCË, e cila do të merret vetëm me kontrollin, trajtimin dhe përmirësimin e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor.

EkoHigjiena

Sipas Hashanit, qëllimi kryesor i kësaj TASK FORCE është që të ndikohet direkt preventimin dhe në parandalimin e aksidenteve të trafikut rrugor, me prezencë më të shtuar dhe mbulim të terrenit non-stop në të gjitha pjesët dhe të gjitha akset rrugore të rajonit tonë, Policia e Kosovës përfshirë njësite shtesë të policisë do të jem të pranishëm njëzet e katër orë me të vetmin qëllim preventimin e aksidenteve por njëkohësisht duke aplikuar masën zero-tolerancë ndaj shkelësve të ligjit dhe rregullave të trafikut rrugorë.

“Andaj, Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me të gjitha njësitet tjera relevante vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e posaçërisht te shoferët e automjeteve, që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lejuar, pasi që këto norma janë vendosur si preventivë për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.