Në 10 vjetorin e rënies së policit Jahi Maliqi në krye të detyrës, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin Regjional të Policisë, Agron Rukiqi, kanë vizituar familjen e të ndjerit.
Gjatë vizitës, Kryetari Rahimaj, vlerësoi sakrificën dhe përkushtimin e policit Jahi Maliqi për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve duke u shprehur se për policët sikurse Jahi Maliqi janë krenarë të gjithë qytetarët.
Jahi Maliqi është polici i pesëmbëdhjetë i rënë në krye të detyrës nga formimi i Policisë së Kosovës. /2LONLINE/