Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, ka mbajtur takim me të rinjtë e përzgjedhur, të cilët do të zhvillojnë punë praktike me kompensim në institucionet komunale të Kamenicës, me periudhë 3 mujore.
Gjatë këtij takimi, Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, iu uroi suksese dhe mbarësi praktikantëve të rinj ku theksoi se së bashku me Kryetarin Kadri Rahimaj, po angazhohen maksimalisht që të jenë sa më afër të rinjve, gjë e cila do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
‘’Me qëllim promovimin e shkathtësive të punësimit, nxitjen e bashkëpunimit dhe fuqizimin e të rinjve në tregun e punës, K-GenU është platforma përmes të cilës do të ndihmojmë të rinjtë në përmirësimin e tranzicionit nga shkolla në punë dhe për të marrë përvojën e tyre të parë të punës’’, është shprehur ajo.
Ky program është partneritet mes Ministrisë së Financave, Unicef Kosovo Programme dhe Kosovo CSR Network. /2LONLINE/