Në kuadër të projektit LDF (Local Development Fund) sot në Viti, 10 përfitues nga komuna e Vitisë, kanë nënshkruar kontratat për grande.
Në këto grande përfshihet financimi i projekteve të ndryshme në fushën e bujqësisë përfshirë këtu edhe ndërtimin e stallave, serrave, vendosjen ngrohjeve për serrat dhe të tjerë.
Sipas Granit Abdylit, Koordinator i këtij projekti këto grande arrijnë shumën e mbi 70 mijë eurove kurse projekti në fjalë financohet nga Zyra Austriake në Kosovë.
Përndryshe ai bënë me dije se projekti në fjalë financon 85% e mjeteve kurse pjesa tjetër e grandëve mbulohen nga vetë përfituesit.
Në ceremoninë e nënshkrimit të këtyre kontratave kanë marrë pjesë: Bernadina Krasnqini, Menaxheri e Projektit LDF si dhe Vlora Elshani menaxheri e projektit Interdev2.