Uvejs Bunjaku mahnit të tjerët me talentin e tij në lojën e futbollit

Uvejs Bunjaku mahnit të tjerët me talentin e tij në lojën e futbollit

Uvejs Bunjaku 16 vjeçari nga Gjilani po mahnit të tjerët me talentin e tij që po e shpërfaqë në lojën e futbollit. Ai ka treguar se futbollin e ka pasion, pasi qysh në fëmijëri e ka shpërfaqur talentin e tij duke luajtur në lagje me shokë, për të kaluar pastaj me ushtrime serioze e profesionale nëpër shkollat profesionale të futbollit.

Tani për tani është duke luajtur në ekipin KF “Drita FC” si kadet (U17) që luan rolin e mesfushorit. Bunjaku shpreson që në vitin e ardhshëm të bëjë marrëveshje për avancim të mëtutjeshme në ndërtim të karrierës së tij, prej futbollisti me emër

Uvejs Bunjaku është një lojtar i së ardhmes, i cili ka treguar vetën shumë herë se është profesionist i vërtet dhe lojtar kualitativ. Për gjithë këtë arritje që e bëri ai e falënderon trajnerin e tij Skender Bunjaku që i ka dhënë hapësirë për t’i treguar aftësitë e tij.

KOMENTE