A po digjet qëllimisht mali në komunën e Bujanocit?

A po digjet qëllimisht mali në komunën e Bujanocit?

“Djegia dhe shkatërrimi i malit po bëhet nga dora e njeriut dhe me qëllim, tregon fakti se prej datës 27, 28, 29 dhe 30 Mars 2017, në komunën e Bujanocit janë djegur me mija hektar mal të mbjellë me bredh të zi, dushk dhe bagrem në disa fshatra”, thuhet në reagimin e Emrullah Lutfiu.

Ai përmes shkrimit të tij dërguar Titulli.com ka bërë edhe një kronologji për djegjet e fundit në tërritorin e komunës së Bujanocit.

Më 27.03.2017, në Tërnoc- në vendin në drejtim të xeherores së antimonit të
Me 27.03.2017, në Konçul vendin në drejtim të Tërnocit,
Me 28.03.2017, në Turi- përmbi fshat
Me 29.03.2017, në Tërnoc – në vendin nga drejtimi i fshatit Turi kah mali i Tërnocit
Me 30.03.2017, në Tërnoc mbi „Arën e Selimit
Me 30.03.2017, mbi fshatin Lluçan
Me 30.03.2017, mbi fshatin Dobrosin
Me 30.03.2017, mbi fshatin Bratoselcë të Bilaçit dhe
Me 03.2017, mbi fshatin Ramnabuçë të Zarbincës

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE