DYLON

Kryetari i Gjilanit pret në takim kryetarët e Preshevës, Bujanocit e Likovës, për ta thelluar bashkëpunimin në projekte konkrete

Kryetari i Gjilanit pret në takim kryetarët e Preshevës, Bujanocit e Likovës, për ta thelluar bashkëpunimin në projekte konkrete
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim pune kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi dhe kryetarin e Likovës, Erkan Arifi.Pas takimit, kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar se arsyeja pse e kanë marrë këtë iniciativë është thellimi i bashkëpunimit mes vete dhe ndihma reciproke, në mënyrë që të bashkëpunojnë me projekte konkrete, por edhe për sfidat që i presin.

“Unë i falënderoj për ardhjen në Gjilan dhe ofrimin e bashkëpunimit. Duke e ditur që me Preshevën dhe Likovën jemi në trekëndësh kufitar, ne kemi diskutuar për projekte të përbashkëta në kuadër të IPA fondeve rreth bashkëpunimit ndërkufitar dhe shpresoj që në javën e ardhshme ta realizojmë një takim i përbashkët, ku të ftuar do të jenë edhe nga bota akademike, përkatësisht Universiteti  Publik i Pejës, të cilët kanë program studimi në fushën e turizmit”, ka thënë kryetari Hyseni.

EkoHigjiena

Ai ka paralajmëruar edhe një takim të përbashkët me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin dhe për të gjetur mundësi të investimeve të përbashkëta.

Ndërkaq, gjatë adresimit para gazetarëve, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, kryetari i Preshevës, Nagip Arifi dhe kryetari i Likovës, Erkan Arifi, e kanë përgëzuar dhe falënderuar kryetarin Hyseni për iniciativën e këtyre takimeve për realizimin e projekteve të përbashkëta, përmes të cilave do të përfitonin qytetarët e të gjitha komunave. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.