Opozita në kuvendin e Bujanocit: Administrata nuk është fabrikë

Opozita në kuvendin e Bujanocit: Administrata nuk është fabrikë

Seanca e parë e kuvendit komunal të Bujanocit për vitin 2017 filloi me një orë vonesë me pritshmëri të mëdha rreth ndryshimeve të mundshme në qeverisjen lokale.

Në mes debateve dhe pakënaqësive nga opozita rreth pikave të rendit të ditës nuk munguan as polemikat dhe debatet rreth temave të ndryshme të punës së pushtetit lokal, shkruan Titulli.com.

Hajredin Hyda këshilltar nga radhët e Partisë Demokratike është shprehur konfuz për datat dhe kohën e raporteve të cilat ishin paraqitur për shqyrtim dhe ka folur edhe për çështjen e ndërmarrjes publike të shuar tani drejtoria për ndërtim”.

“Me mbylljen e kësaj ndërmarrje dhe mos largimin e punëtorëve po ngarkohet kurrizi i ndërmarrjes tjetër publike komunalisë dhe se administrate komunale nuk është fabrikë”, theksoi Hyda.

Ndërsa në anën tjetër Ragmi Mustafa, shef i grupës së këshilltarëve të PVD-së tha në foltore se nuk do të veprojnë sikur pushteti i kaluar, raporton Tituli.com.

“Nuk do të lejojmë që as edhe një punëtor i vetëm të largohet nga puna, sepse ky është vendim i koalicionit tonë dhe se veprimet e bëra nga pushteti I kaluar ne nuk do ti bëjmë asnjëherë sikurse ka ndodh edhe me punëtorët e TVB-së”, deklaroi Mustafa.

Përveç tjerash në këtë seancë do të diskutohet edhe për rregullimin e komunikacionit në territorin e Komunës së Bujanocit, shfrytëzimin e mjeteve të destinuara të fondit buxhetor për mbrojtjen e mjedisit jetësorë.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE