DYLON

Opozita në Gjilan e braktis sërish seancën e Kuvendit, kërkon transmetim live, nuk mjaftohet me live stream në youtube

Opozita në Gjilan e braktis sërish seancën e Kuvendit, kërkon transmetim live, nuk mjaftohet me live stream në youtube
Avatar photo Redaksia

Opozita në Gjilan, për të njëjtat arsye sikurse javën e kaluar, ka vendosur ta lëshojë edhe seancën e sotme Kuvendit, për shkak të mungesës së transmetimit medial të saj, duke mos u mjaftuar me transmetimin live stream në youtube.

Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, sqaroi se kontrata për transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave, me operatorin ekonomik Radio-Star, ka skaduar, duke shtuar se Komuna ka siguruar transmetim live stream në youtube.

EkoHigjiena

Por, opozita, e cila përbën shumicën në Kuvendin e Gjilanit, nuk pranoi të punojë në këto kushte, sipas saj, jo transparente dhe e lëshoi sallën, duke e lënë Kuvendin pa kuorum.

Ata kërkuan që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje sa i përket transmetimit të seancave, duke thënë se janë në gjendje ta bëjnë këtë edhe vetë, nëse nuk ekziston gatishmëria nga Komuna. 

Përndryshe, maturantët e Gjilanit, përmes përfaqësuesit të tyre, paraqitën para kuvendarëve të Gjilanit kërkesën për anulimin e vendimit për ndalimin e ekskursioneve në Shqipëri dhe lejimin e tyre, por Kuvendi nuk arriti të nxjerrë ndonjë rekomandim, pasi që i ndërpreu punimet pa hyrë në rend të punës.    /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.