Në 91 % të votave të numëruara: PAN-i 34,61%, Vetëvendosje 26,75%, LDK-AKR 25.81%

Në 91 % të votave të numëruara: PAN-i 34,61%, Vetëvendosje 26,75%, LDK-AKR 25.81%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 91 për qind të votave të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka 34,61% të votave, e dyta është Lëvizja Vetëvendosje! me 26,75%, të tretit koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 25.81%.

Përndryshe, Ueb-faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka dalë sërish nga funksioni.

Në KQZ thonë se serveri i ueb-faqes së KQZ-së ka rënë për shkak të vizitave të shumta, ndërkohë që as ditën e sotme kjo web-faqe nuk është në funksion.

Përditësimi i fundit i rezultateve preliminare është bërë rreth orës 2:00, ku janë numëruar rreth 91 përqind e votave.

KOMENTE