Mogherini: Britania nuk mund të negociojë marrëveshje tregtare pa u largu nga BE-ja

Mogherini: Britania nuk mund të negociojë marrëveshje tregtare pa u largu nga BE-ja

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Siguri, Federica Mogherini tha sot se Britania nuk mund të negociojë marrëveshje të reja tregtare, deri sa të largohet nga Bashkimit Evropian.

Mogherini foli për këtë çështje në Bruksel, kur u pyet nga gazetarët për të komentuar deklaratën e Presidentit amerikan Donald Trump, në të cilën ai mbështeti një zbatim të shpejtë të marrëveshjes mes Uashingtonit dhe Londrës për tregti të lirë, raporton AFP.

“Vende anëtare të BE-së nuk mund të jenë në negociata dypalëshe për marrëveshje tregtare me palët e treta”, ka thënë ajo

KOMENTE