Kryesuesi Pira takohet me kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja

Kryesuesi Pira takohet me kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira ka zhvilluar një vizitë 3 ditore në Bashkinë e Kavajës së Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kësaj vizite ai ka takuar edhe kryetarin e bashkësisë së Kavajës, Isa Sakja.

Gjatë këtij takimi dy kryetarët kanë biseduar rreth mundësisë të bashkëpunimit në mes të dyja komunave.

Ndër tjerash kryesuesi, Pira e ka njoftuar atë me zhvillimet e gjithmbarshme në këtë komunë por edhe me punën e Kuvendit Komunal dhe trupat e saj.

Për të qenë i informuar më shumë rreth punës së institucioneve komunale gjatë vitit të shkuar kryesuesi Pira, i ka dorëzuar kryetarit Sakja, vjetarin e komunës për vitin 2016.

Në këtë vjetar janë pasqyruar aktivitetet më të rëndësishme të Komunës dhe të Kuvendit të Vitisë.

KOMENTE