Bjellorusi Kulbakov do të drejtojë sfidën Izrael – Shqipëri

Bjellorusi Kulbakov do të drejtojë sfidën Izrael – Shqipëri

Drejtësia në ballafaqimin Izrael – Shqipëri, do të ndahet nga 37-vjeçari Aleksei Kulbakov, arbitër ndërkombëtar nga Bjellorusia. Kulbakov do të ndihmohet nga Dimitri Zhuk, Oleg Maslianko dhe i katërti Denis Sherbakov.

Kulbakov mori pjesë edhe në Europianin e fundit në Francë, por vetëm si gjyqtar i katërt. Dy ndeshjet e fundit ndërkombëtare ku ka referuar kanë qenë Moldavi-Serbi dhe Gjeorgji-Austri.

Ndeshja eliminatore e botërorit Rusi 2018, Izrael-Shqipëri, do të zhvillohet më 11 qershor, ora 20:45, në stadiumin “Sammy Ofer” te qytetit Haifa, Izrael.

KOMENTE