DYLON

Senad Jaroviç, futbollisti i Gjilanit, “Ylli i Javës”

Senad Jaroviç, futbollisti i Gjilanit, “Ylli i Javës”
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 28-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të SC Gjilanit, Senad Jaroviç.

lerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Synaj Keçi, Naim Kodraliu dhe Muhamet Sylejmani.

EkoHigjiena

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 28 -të t’i takojë Senad Jaroviç, i cili shënoi 2 gola kundër KF Fushë Kosovës dhe u angazhua gjatë gjithë ndeshjes për fitoren e rëndësishme.

Pasi mori këtë çmim futbollisti i SC Gjilanit u shpreh i lumtur që për herë të parë u vlerësua si më i miri i javës. “Faleminderit ekipit dhe trajnerëve që kanë shumë merita për këtë përparim që kam bërë. Ju premtoj se do të jap gjithçka nga vetja për të arritur qëllimet e SC. Gjilani, që këtë vit të siguroj mbetjen në ligë pa barazh, ndërsa për vitet e tjera do të kthehemi me ambiciet e mëdha të një klubi si SC. Gjilani. Të gjithë në Kosovë na kanë pritur mirë, jam pozitivisht i befasuar me nivelin e futbollit këtu, me transmetimin televiziv të ligës dhe me sistemin VAR.” tha Senad Jaroviç për faqen zyrtare te FFK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.