“Baca Adem, ikonë e të gjitha gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”

“Baca Adem, ikonë e të gjitha gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka shkruar në profilin e tij në facebook, se Adem Demaçi, simboli i rezistencës sonë kombëtare, një jetë të tërë ishte ikonë e të gjitha gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ja postim i tij i plotë:

Simboli i rezistencës sonë kombëtare, baca Adem, sot mbush 81 vjet. Një jetë të tërë ishte ikonë e të gjitha gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndonëse në moshë të shtyrë, ai ende vazhdon të jetë i pathyer dhe shembull si qytetar, si shkrimtar dhe si intelektual. I dëshiroj jetë të gjatë bacës Adem! HTH

KOMENTE