Për procedurat e aplikimit të lejes së ndërtimit dhe për certifikatën e përdorimit ështê diskutuar në një punëtori në Gjilan.
Kjo është organizuar nga projekti i USAD-it me perfaqësues të kompanive të ndërtimit që ushtrojnë veprimtari në fushên e ndërtimit në Komunën e Gjilanit dhe me zyrtarë të drejtorive të Inspeksionit, Urbanizimit, Kadastrit dhe Pronës, njofton Komuna.
Ali Arifi, drejtor pêr Urbamizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, tha se janê munduar të jenë sa më transparent.
Të gjitha kërkesat që i paraqesin palët e të cilët i plotësojnê kushtet trajtohen sipas afatit ligjor.
Sipas tij, nga 1 janari deri me 31 mars kemi pranuar 22 kêrkesa për leje ndërtimore, derisa janë lëshuar 18 leje.
Ali Arifi, theksoi se në vitin 2023 janë vendime për lejimin e ndërtimit apo leje ndërtimore ishin 116, derisa janë pranuar 143 kërkesa.
Mê tej ai shtoi se vendime për dhënie të certifikatës në vitin 2023 ishin 3 nga 6 kërkesa, ku 2 kanë përfundim administrstiv të pakompletuar dhe 1 është në proces.
“Shumica e banesave janê të banueshme pa certifiaktë të përdorimit”, tha Arifi.
Entela Hyseni, drejtoreshë e Inspeksionit, tha se sfidë mbetet mungesa e inspektorëve dhe stafit.
“Do të mundohemi që me krejt kapacitetet të mbulojmë terrenin e Komunës së Gjilanit”, tha Hyseni.
Drejtoresha shtoi se për çdo etazhitet po kërkohen matjet gjeodezike për herë të parë.
Bekim Salihu, drejtor për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, tha se duhet angazhime adekut për inspektime të përhershme.
Korab Dibra, specialist i Qeverisjes së Pronës nga USAID- i, tha se qëllimi i punëtorisë është që bashkë me sektorin privat dhe me drejtoritë e Urbanizimit tě
diskutojmë çështjet gë ndërlidhen me procesin e dhënies së lejeve ndërtimore dhe informatat që
investitorët duhet t’i kenë deri në fazën e aplikimit per certifikata te perdorimit per objektet e ndērtuara.
Aktiviteti i USAID-it ‘Qeverisja e Pronës’ ka draftuar udhëzuesit për permirësimin procesit të inspektimit të ndërtimeve – në përputhje me Ligjin e Ndërtimit dhe akteve tjera relevante, njofton komuna. /2LONLINE/