DYLON

Kryetari Haliti takon zëvendës komandantin e KFOR-it amerikan në Kampin Ushtarak “Bondsteel”, Nënkolonelin Matt Johnston

Kryetari Haliti takon zëvendës komandantin e KFOR-it amerikan në Kampin Ushtarak “Bondsteel”, Nënkolonelin Matt Johnston
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në zyrën e tij zëvendës komandantin e KFOR-it, kolonel Matt Johnston, me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim njoftues dhe informues, kryetari Haliti ka falënderuar kolonelin Johnston për bashkëpunimin e ndërsjellët që ka KFOR-i, dhe angazhimin e madh në garantimin e paqes dhe sigurisë për qytetarët e komunës së Vitisë. Ai e ka njoftuar z. Johnston për zhvillimet e gjithëmbarshme dhe projektet e komunës, të cilat janë planifikuar për t’u realizuar gjatë këtij viti, e që janë në interes të përgjithshëm për qytetarët e komunës së Vitisë. Poashtu, në këtë takim kryetari Haliti u shpreh mirënjohës dhe falënderues për ndihmën dhe kontributin e madh që kanë dhënë për Kosovën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë aleatët historik të shqiptarëve.

EkoHigjiena

Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e mirë ndër vite në mes të komunës së Vitisë dhe KFOR-it bashk me ekipet ndërlidhëse, kryetari i dhuroj nënkolonelit një dekoratë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.