“Dhurimi vullnetar i gjakut është vepër humane, prandaj zyrtarët e Policisë, përveç angazhimeve në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, gjithmonë shprehin gatishmëri të jenë në shërbim të qytetarëve të vendit edhe duke dhuruar gjak për nevojat e tyre“, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësorë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, është duke vazhduar me aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut.
Sot me datë 22.11.2021, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë (DPP) , deri në ora 15:00, kanë dhuruar gjak, gjashtëdhjetë (60) punonjës të PK-së (Staf i uniformuar dhe staf civil).
Numri i dhuruesve në Policinë e Kosovës nga data 16.11.2021 deri 22.11.2021, ka arritur në 158 dhurues vullnetar të gjakut, thuhet në komunikatën e Policisë. /2LONLINE.com/