DYLON

Policia kufitare parandalon edhe një rast kontrabande me kafshë

Policia kufitare parandalon edhe një rast kontrabande me kafshë
Avatar photo Redaksia

Pas pranimit të një informate për një automjet të dyshuar në Prevallë të Prizrenit, zyrtarë policorë nga  Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Vermicë, menjëherë kanë ndërmarrë veprime dhe rreth orës 15:00, të datës 22.11.2021, është ndaluar një kamion.

Gjatë kontrollit të automjetit (kamionit) me targa vendore, janë hasur 25 (njëzet e pesë) viça që dyshohet se janë kontrabanduar. 

EkoHigjiena

Policia ka identifikuar tre persona që dyshohet të janë marrë me këtë veprimtari, ata janë: A.K., (viti i lindjes 1980, mashkull kosovar), K.B., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) dhe R.R., (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar). 

Gjatë procedurave policore është kuptuar se kafshët (viçat) e gjetura në kamion ishin të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Kafshët janë dorëzuar në Doganën e Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti ndaj tre të dyshuarve të lartcekur, ata janë intervistuar dhe më vendim të prokurorit rasti vazhdohet në procedurë të rregullt. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.