Zyrtarët e Doganës së Kosovës në vendkalimin kufitar Merdarë kanë arritur të zbulojnë dy raste të tentimit të kontrabandës së armëve dhe pajisjeve tjera ushtarake.
Zyrtarët kanë arritur të zbulojnë rastet falë shënjestrimit profesional të hapësirave të autobusëve që kanë ardhur njëri nga Austria dhe tjetri nga Italia.
Në të dyja rastet zyrtarët kanë aplikuar kontrollet me skaner ku edhe janë identifikuar armët në mënyrë profesionale.
Pas zbulimit, konform kompetencës ligjore, rastet i janë kaluar Policisë Kufitare për procedim penal ndaj personave përgjegjës.
Tani që frekuentimi i vendkalimeve kufitare është shumë i lartë, zyrtarët doganor janë vënë në shërbim të qytetarëve tanë nga diaspora dhe njëherit janë të përkushtuar të zbatojnë kontrolla të shënjestruara, për të parandaluar keqpërdorimet e ngarkesës në vendkalime nga persona të prirë në kriminalitet.
Ky është balanci që synon të mirëmbajë Dogana e Kosovës gjatë zbatimit të misionit të saj- kalim të lehtësuar por të sigurtë të kufirit shtetërorë, thuhet në njoftimin e doganës. /2LONLINE/