DYLON

Parashikimi i motit për pesë ditë me radhë

Parashikimi i motit për pesë ditë me radhë
Avatar photo Redaksia

Parashikimi i Motit për pesë ditë (25-29 dhjetor 2023), sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Java e fundit e 2023 paraqitet me kushte të qëndrueshme meteorologjike si rezultat i fushave të fuqishme anticilkonike të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit. Një “minipranverë” me vlera termike mbi mesataret e viteve tjera. Në ndrrimin e motmoteve nuk parashihen reshje të asnjë forme.

EkoHigjiena

E hëne – Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsisus, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull.

E marte – Mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Në orët e hershme të ditës parashihen ngrica dhe mjegull, nëpër ultësira dhe vise të larta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

E mërkurë – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime. Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta dhe mjegull. Minimalet do të lëvizin ndërmjet – 2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

E enjte – Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

E premte – Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e enjte. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperendimit me shpejtësi 1-6m/s. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.