Me kërkesë të drejtuesve të Kf.Gjilanit, FFK ka marrë vendim që derbi më i madh lokal në Kosovë të zhvillohet në kryeqytet.
Kryendeshja e javës së 26-të mes Gjilanit dhe Dritës do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.
Në këtë takim, Gjilani luan në cilësine e vendasit. Detajet e tjera të ndeshjes si ndarja e tribunave dhe çmimi i biletave ka mbetur për tu diskutuar.
Kjo do të jetë hera e parë që nga viti 2001 që derbi lokal do luhet jashtë qytetit të Gjilanit.