DYLON

Bizneset kosovare ballafaqohen me sfida në shfrytëzimin e përfitimeve të MSA-së

Bizneset kosovare ballafaqohen me sfida në shfrytëzimin e përfitimeve të MSA-së
Avatar photo Redaksia

Ka shumë përfitime që dalin nga Marrëveshje e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ekonominë e Kosovës, megjithatë rritja e eksporteve kosovare në drejtim të tregut të BE-së është ende larg niveleve të dëshiruara. Kjo u tha në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e titulluar “Rritja e përfitimeve të BE-së” ku u diskutua në lidhje me përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA, por edhe përfitimet në aspektin ekonomik nga kjo marrëveshje.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se kjo marrëveshje përbënë një kornizë mjaft të vlefshme që duhet të shfrytëzohet nga ana e bizneseve të sektorëve të ndryshëm, duke theksuar se pritshmëritë kanë qenë shumë më të larta në kohën kur është nënshkruar.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se arritja e kësaj marrëveshjeje e cila është e para kontraktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian parasheh mes të tjerash fuqizimin e demokracisë, rritjen e bashkëpunimeve ndërkombëtare, promovimin e bashkëpunimit rajonal, e poashtu edhe zhvillimin ekonomik.

EkoHigjiena

Ministrja Hoxha tha se zbatimi i gamës së gjerë të reformave që përfshijnë përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së si dhe rritja e qasjes së bizneseve në tregun evropian janë kyçe në maksimizimin e benefiteve që dalin nga MSA.

Ministrja Hoxha shtoi se institucioni që ajo drejton do të vazhdojë të koordinojë zbatimin e obligimeve që dalin nga zbatimi i MSA-së si dhe Agjendën për Reforma Evropiane duke shtuar se kjo marrëveshje tashmë ka rezultuar në zhvillime pozitive direkte si dhe indirekte duke përmendur rritjen ekonomike, rritjen e eksportit, investimeve të huaja, dhe të hyrave buxhetore.

Përfaqësuesit e bizneseve që ishin pjesë e panelit folën për sfidat dhe mundësitë me të cilat ata përballen pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim dh Asociim (MSA), duke dhënë edhe rekomandimet e tyre lidhur me atë se çfarë duhet të bëjnë institucionet e shtetit për të ndihmuar në informimin më të mirë të bizneseve për përfitimet e MSA-së si dhe fuqizimin e kapaciteteve të tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.