Zyrtarë të IPK-së duke përfshirë edhe Kryeshefin Ekzekutiv z. Kushtrim Hodaj morën pjesë në Konferencën – punëtorinë dyditore në Tiranë të organizuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri) në bashkëpunim me CIDS-in norvegjez (Qendra për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes) .
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin edhe institucionet homologe të mbikëqyrjes policore të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Në këtë konferencë të e organizuar në kuadër të projektit të CIDS “Promovimi i Integritetit dhe Qeverisjes së Mirë në Vendet e Ballkanit Perëndimor”, u synua nxitja e bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të kontrollit të brendshëm të vendeve të rajonit, ndërsa objektiv ishte inicimi i krijimit të një platforme komunikimi dhe bashkëpunimi për shkëmbimin e pikëpamjeve për çështje që kanë të bëjnë me organizimin dhe funksionimin e tyre, përgjegjshmërinë dhe integritetin e policisë në vendet përkatëse.
Bashkëpunimi në nivel dypalësh ose shumëpalësh dhe sfidat e këtyre organizatave për të garantuar standardet më të larta të etikës, llogaridhënies dhe integritetit të forcave policore në vendet respektive ishin temat kryesore të diskutimit ndërmjet palëve.
Mekanizmat e mbikëqyrjes policore kundër aktiviteteve të paligjshme në pikat kufitare ishte një nga temat më specifike që u diskutua gjatë këtij takimi, për të cilën pjesëmarrësit u zotuan të ndërmarrin hapa të mëtejshëm me qëllim arritjen e rezultateve konkrete dhe të prekshme në fushën e mbikëqyrjes policore. /2LONLINE/