Mohamed Salah nuk do të luaj në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp në konferencën para ndeshjes së nesërme. “Të dy, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino nuk janë në dispozicion”, ka thënë trajneri gjerman.
Salah u lëndua në fundjavë në ndeshjen kundër Newcastle.