Rasti i parë: Zyrtarë policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, më 17.09.2021 rreth orës 09:00, gjatë kontrollimit të dokumentacionit përkatës përfshirë edhe dokumentacionin që kërkohet bazuar në vendimin e fundit të institucioneve të vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë, gjatë kontrollit të personave A.T., (viti i lindjes 1959, mashkull), dhe S.T., (viti i lindjes 1999, mashkull), ata kanë prezantuar tek autoritetet policore dokumente, vërtetime të testit për covid 19, që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Gjatë intervistimit të dyshuarit pranojnë se testet i kanë marrë në një kafenë në Novi Pazar. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikim i dokumentit’, i cili vazhdon në procedurë të rregullt.
Rasti i dytë: Më, 17.09 .2021 pas marrjes së një informate se në rajonin mes fshatrave Konqul Bujanovc (Serbi) dhe Korminjan Ranillug (Republika e Kosovës) po zhvillohej kontrabandë me mallra, patrulla policore nga stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Muqivercë, qysh në ora 04:00 kanë dalë në teren në atë zonë. Patrulla, ka patrulluar atë zonë dhe rreth orës 13:00 ka ndaluar një traktor që po futej nga Serbia për në Republikën e Kosovës.
Me traktor ishin dy të dyshuarit: N.T., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar) dhe D.M., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar). Në traktor kishte të ngarkuar mallra të ndryshme:
- Birra (104 arka X 20 shishe X 0.5 l = 1040 litra);
- Raki rrushi (tri lloje, 15 pako X 6 l =90 litra),
- Verë (15 pako X 6 l = 90 litra) dhe
- Produkte kozmetike.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti ‘kontrabanda me mallra’ i cili vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /2LONLINE.com/