Ekipi i LA Galaxy, dha lajmin e madh për tifozën e klubit dhe futbollin amerikan. Në njoftim thuhet: “Zlatan Ibrahimovic u zgjodh si kapiteni i ri i Galaxy.”
Ibrahimovic është pjesë prej një viti në SHBA. Që pas largimit nga Manchetser United në janar të vitit të shkuar.
Ai ka shënuar 22 gola në 27 ndeshje, por tashmë do të ketë më shumë përgjegjësi në fushë, teksa klubi vendosi ta bëjë lider të skuadrës.