FIFA ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve pas ndeshjeve të marsit. Pas dy barazimeve, kundër Danimarkës dhe Bullgarisë, Kosova është ngritur tri pozita duke përfunduar në vendin e 127.
Kombëtarja shqiptare ka humbur një pozicion në renditje. Pas humbjes nga Turqia dhe fitores nga Andorra, kuq e zinjtë tashmë janë në vendin e 62-të në renditje.
Renditjen vazhdon të kryesojë Belgjika e ndjekur nga Franca dhe Brazili. Anglia ka fituar një pozicion, derisa Kroacia ka humbur një.