Rangers kanë zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovar, Florian Kamberi. Ai i është bashkuar skuadrës së Rangers nga Hibernian në formë të huazimit deri në fund të sezonit.
Florian Kamberi ka thënë për faqen e klubit skocez se prej ardhjes së tij në Skoci “ishte ëndërr për të luajtur për Rangers.
Rangers i drejtuar nga legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, ishte në kërkim të një sulmuesi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që Jermain Defoe e pësoi një lëndim që do ta mbajë atë jashtë skuadrës për rreth pesë javë.
Kamberi, 24-vjeçar, i kishte shënuar 20 gola në 65 ndeshjet e zhvilluara gjatë dy periudhave në të cilat ka luajtur në Easter Road për Hibernian, pas transferimit nga Grasshopers.