Ndeshja finale për turin parakualifikues të Ligës së Kampionëve, mes kampionit të Kosovës, Drita dhe kampionit të Irlandës Veriore, Linfield FC është anuluar si shkak i futbollistëve të infektuar me Covid 19, transmeton 2LONLINE.com.
Nga testimet e fundit, pozitiv ka rezultuar futbollisti i Dritës, Hamdi Namani, i cili dy ditë më parë zhvilloi ndeshje ndaj Inter d’Escaldes, ku edhe shënoi golin e fitores.
Kjo u konfirmua nga klubi gjilanas përmes rrjetit social Facebook.
“Vendimi eshte marre nga autoritetet zvicrrane per shkak qe ne testimin e fundit nje lojtare i klubit tone ka rezultuar pozitiv!
Vendimi per fatin e ndeshjes do te merret ne ditet ne vijim nga komisioni i diciplines”, thuhet në komunikatë.
Ndryshime të rezultateve pati për mbrojtësin, Fidan Gërbeshi, i cili dy ditë më parë ishte pozitiv dhe iu pamundësua pjesëmarrja në ndeshje.
Për shkak të kontakteve të drejtpërdrejta me Gerbeshin, në ndeshjën e së shtunës ndaj Inter d’Escaldes nuk luajti as Bujar Shabani. Por, këta dy të fundit në testin e sotëm rezultuan negativ, transmeton 2LONLINE.com.
Edhe këtë lajm e kishte konfirmuar zyrtarisht klubi, i cili ka adresuar kritika ndaj organizatorit, UEFA-s, që sipas tyre lejon ngatërresa të tilla.
“E TMERSHME!
Nga testimet e sotme, tani pozitiv ka rezultuar lojtari me i mire ne ndeshjen e fundit Hamdi Namani, e per qudi negativ rezulton Fidan Gerbeshi qe ne testin e para dy dite ishte pozitiv, gjithashtu negativ rezultoi edhe Bujar Shabani qe ne testin e para dy dite ka rezultuar negativ, por per shkak te kontaktit me Fidanin eshte kerkuar nga Uefa qe te vetizolohet!
E habitshme se qfar po ndodhe, e habitshme se si Uefa vepron me standarde te dyfishta, ku vetizolon lojtarin qe rezulton kater heret e fundit Negativ.
Kjo eshte e pabesueshme se si mund ti ndodhe nje gje e till nje organizatori siq eshte UEFA!”
Kujtojmë se futbollistët e Dritës dhe zyrtarët e klubit kanë kryer testet për Covid 19 edhe në Kosovë, gjersa të gjithë rezultuan negativ. Kjo bëri që ata të udhëtojnë si grup në Nyon të Zvicrës.
UEFA ka marrë rekomandime nga autoritetet zviceriane në Nyon për ta karantinuar gjithë ekipin e Dritës dhe në këtë mënyrë do të jetë e pamundur të zhvillohet ndeshja e paraparë nga ora 18:00.
Ndërkohë, Federata e Futbollit të Kosovës ka kërkuar nga UEFA mirëkuptim që të mundësojë zhvillimin e kësaj ndeshjeje në ndonjë termin tjetër dhe vend tjetër. FK shpreson dhe beson që do të respektohet protokolli dhe rregulloret e UEFA-s në rastin e Covid 19, ku të infektuarit izolohen dhe të tjerët e vazhdojnë garën./2LONLINE.com/