DYLON

Kryetari i Kaamenicës pret në takim komandantin e Regjimentit të FSK-së në Gjilan

Kryetari i Kaamenicës pret në takim komandantin e Regjimentit të FSK-së në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, njëherësh koordinatorin e Shtabit Emergjent, Ramadan Basha kanë pritur në takim komandantin e Regjimentit të FSK-së në Gjilan, Albert Kuçi.

Gjatë këtij takimi njoftues u diskutua lidhur me situatën e krijuar nga pandemia dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Kamenicës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati ka falënderuar FSK-në për bashkëpunimin e deritanishëm, duke shpresuar që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe tutje.

EkoHigjiena

“Pata kënaqësinë të pres në takim komandantin e Regjimentit të FSK-së në Gjilan, Albert Kuçi, pas kthimit të tij nga Amerika. Në këtë takim njoftues, biseduam për punët, projektet e situatën me pandeminë #COVID19 dhe menaxhimin e tij në komunën tonë. Komandantin Kuçi e falënderova për vizitën dhe shpresoj që bashkëpunimi me FSK-në ta vazhdojmë, ashtu siç ishte rasti me ushtrimet fushore e sjelljen kontejnerit për triazhimin e pacientëve të dyshuar me #COVID19”, tha Kastrati.

Ndërsa edhe Komandanti Kuçi tha se ky është një takim njoftues, dhe se FSK shpreh gadishmërinë për të ofruar ndihmë ndaj Komunës së Kamenicës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.