UEFA ka konfirmuar se stadiumi “St Mary’s Stadium” do të jetë arena që do ta presë ndeshjen ndërmjet Anglisë dhe Kosovës.
Ky stadium ishte në opsion qysh në fillim të muajit prill, pak para se të vendosej që kjo ndeshje të mos luhet në stadiumin historik “Wembley”.
Ndeshja do të zhvillohet ndërmjet Anglisë dhe Kosovës më 10 shtator të këtij viti, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020.
Kjo lojë të luhet në stadiumin e Southamptonit, ku “Tre Luanët” do të luajnë për herë të parë pas 17 vjetësh.