Aksioni i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan po rezulton tejet i suksesshëm, aq sa zyrat janë të stërmbushura me ndihma për familjet e pastrehë në Shqipëri pas tërmetit të natës së mbrëmshme, thuhet në komunikatën e Lëvizjes.
Batanije, barna, rroba e ushqime të shumta nga donatorë e qytetarë të shumtë të Gjilanit, të cilët edhe një herë po tregojnë shpirtin human e solidar dhe po bashkëndjenjë me familjet e viktimave të tërmetit dhe të pastrehët në Shqipëri.
Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon aksionin, ndërsa zyrat janë plotësisht në funksion të aktivitetit për mbledhjen e ndihmave për familjet në nevojë, thuhet në komunikatë.