Zyra e Kryeministrit të Kosovës demanton lajmin, siç thotë, të pavërtetë, të publikuar në një të përditshme kosovare se kinse prokurori Uilliamson e ka marrë në pyetje kryeministrin. Hashim Thaçi.
“Kjo është plotësisht e pavërtetë”, thuhet në reagimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës e cila rikujton se liria e medias dhe e shprehjes së lirë nënkupton, mbi të gjitha, përgjegjësinë profesionale dhe etike që duhet të bazohet në plasimin e lajmit të saktë, vetëm pasi të jenë bërë verifikimet përkatëse.