(2LONLINE) – Edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Gjilan i ka përzgjedhur emrat e kandidatëve të mundshëm për listën e deputetëve, që do t’i propozohen PDK-së në Qendër, për tu bërë pastaj lista e përgjithshme gati, me të cilën ky subjekt politik do të garojë në zgjedhjet e parakohshme nacionale që do të mbahen me 8 qershor.
Ajo që bije në sy nga besimi që kanë marrë të propozuarit është fakti se Florina Zymberi e Gani Neziri kanë qenë më të votuarit derisa ish kryetari i komunës Qemajl Msutafa nuk ka kaluar, e ish kryetari i degës Izmi Zeka as nuk ka qenë në mesin e të propozuarve.
Në një takim të kryesisë së PDK-së së Gjilanit, ku nga 31 anëtarë, morën pjesë 24, është votuar për të propozuarit dhe se pas votimit doli që Florina Zymberi të ketë 14 vota, Gani Neziri 14, Zenun Pajaziti 13, Ejup Qerimi 12, Sabedin Kadriu 12, Sami Hoxha 12 e Salihe Mustafa 9 vota, ndërsa këtë garë e humbën Qemajl Mustafa, Bajram Isufi, Juksel Gjinoli, Leonora Bunjaku dhe Shukrije Rapuca.
Burimet e Portalit 2LONLINE brenda PDK thonë se këta emra që u janë shënuar edhe votat janë emra që do ti dërgohen Prishtinës duke ua bërë me dije se kanë marrë bekimin e degës, ndërsa të tjerët që nuk kanë kaluar, megjithatë është thënë se po i dërgojnë edhe ato emra, por, duke i treguar qartë qendrës se me vendim të kryesisë të përzgjedhur janë vetëm ata që i kanë votat e shënuara, pasi janë autoritete që morën besimin e shumicës përmes votë së lirë.
Tani i mbetet PDK-së Qendrore e cila kur të hartojë listën e përgjithshme, do të dhet cilat emra nga të propozuarit e Gjilanit do t’i inkorporojë në atë listë. /2lonline/
Florina Zymberi
Gani Neziri
Zenun Pajaziti
Ejup Qerimi
Sabedin Kadriu
Sami Hoxha
Salihe Mustafa